Metro

Përmirësohet furnizimi me energji elektrike në kryeqytet

Përmirësohet furnizimi me energji elektrike në kryeqytet

Kryeshefi Ekzekutiv i Operatorit të Sistemit dhe Transmetimit të Energjisë Elektrike të Kosovës, (KOSTT), Ilir Shala ka njoftuar se të gjithë konsumatorët e kryeqytetit nga mesnatë pritet të kenë furnizim stabil me energji elektrike.

Ai ka njoftuar se kjo është bërë e mundur falë realizimit të një projekti të përbashkët me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.