Sot nis Java e Krenarisë në Kosovë

Sot nis Java e Krenarisë në Kosovë

07 October 2019 10:43

Oraganizata Prishtina Pride, përmes një njoftimi për media, bën të ditur se sot në Prishtinë do të hapet zyrtarisht Java e Krenarisë në Kosovë.

Në njoftim listohen aktivitetet e ditës së sotme:

1. Hapja e Javës së Krenarisë - Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00

2. Hapja e ekspoztës "QUEIN" me autore Majlinda Hoxhën - Instituti për Urbanizëm dhe Dizajn: Inxhinieri EUP Prishtinë, ora 18:00

Java e Krenarisë do të adresojë çështje të gjendjes aktuale të personave LGBTI në shoqërinë kosovare, e cila vazhdon të mos i trajtojë personat LGBTI si të barabartë.

Parada e Krenarisë synon të fuqizojë personat LGBTI për t'u përballur me diskriminimin e përditshëm në Kosovë. Qëllimi ynë është të qëndrojmë të bashkuar ndaj çdo sfide, theksohet në njoftimin për këtë aktivitet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Jetmir10/10/2019 14:57

Ju jeni turpi jo krenaria. Turp tiu vije.

Shto koment

Të ngjashme