Metro

Ndahet hapësira për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë

Ndahet hapësira për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka ndarë një hapësirë ndërmjet oborrit të Qeverisë dhe Parlamentit për vendosjen e shtatores së ish-komandantit të UÇK-së, Adem Jashari.

Ky vendim u mor me 30 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, ndonëse në fillim disa këshilltarë komunal nga opozita u ankuan se nuk po mund të shqyrtojnë lokacionin më të përshtatshëm, pasi sipas tyre, për këtë propozim janë njoftuar shumë vonë nga komuna, raporton KTV.