Metro

Në QKMF të Prishtinës është funksionalizuar mamografi digjital

Në QKMF të Prishtinës është funksionalizuar mamografi digjital

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet nga e enjtja është funksionalizuar mamografi digjital.

Nëpërmjet një komunikate, Komuna ka ftuar gratë dhe vajzat që ta vizitojnë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për kontrolle rutinore dhe të informohen për këtë sëmundje dhe për rëndësinë e zbulimit të hershëm të saj, shkruan sot “Koha Ditore”.