Rrjeti elektrik nëntokësor, e lë “Emshrin” pa ndriçim

09 November 2019 12:32

Është ora 16:30 dhe tani nxënësit e cilit të ulët në shkollën “7 marsi” në “Kalabri”, kanë përfunduar mësimin.

Shumicën prej tyre, në shtëpi i shoqërojnë familjarët.

Ndonëse hapësira pranë shkollës është e ndriçuar, pjesa tjetër e lagjes është në errësirë.

Tërë ky problem, sipas zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, ka ndodhur pasi që KEDS-i ka larguar shtyllat dhe kabllot mbi tokë, duke instaluar sistemin nëntokësor.

Ndërkohë, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, nuk ka dashur të flasë për këtë çështje, duke thënë se i takon Komunës së Prishtinës të bëjë zgjidhje për ndriçim publik.

Pa ndriçim publik kanë mbetur edhe shumë pjesë në lagjen “Kodra e Trimave”, pasi që u instalua rrjeti nëntokësor elektrik.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme