Kënde të lodrave e fusha sportive mbi 341 mijë euro në kryeqytet Foto nga facebook-u i kryetarit Shpend Ahmeti

Kënde të lodrave e fusha sportive mbi 341 mijë euro në kryeqytet

09 November 2019 14:30

Në lagje të ndryshme të kryeqytetit, sot janë implementuar kënde të lojërave e fusha sportive.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar për lagjet ku janë ndërtuar këto projekte, dhe se vlera e tyre kap shumën prej mbi 341 mijë euro.

“Sporti, loja dhe aktivitetet fizike janë të domosdoshme për zhvillimin mendor e fizik, qysh në fëmijërinë e hershme! Drejtoria për Sport ka implementuar projektin e ndërtimi të 6 këndeve të lodrave dhe 2 fushave sportive në vlerë prej 341,717.45 euro në lagje të ndryshme të kryeqytetit”, ka shkruar Ahmeti.

Më poshtë gjeni lagjet:

Afër Shkollës Fillore “Iliria” – kënd i lodrave

Afër Shkollës Fillore “Ismail Qemaili” – kënd i lodrave

Afër Shkollës Fillore “ Zenel Hajdini” – kënd i lodrave

Në lagjen Dardania – kënd i lodrave

Në lagjen e Universitetit mbrapa ndërtesës së Ministrisë së Tregtisë e Industrisë – kënd i lodrave dhe fushë sportiv

Në lagjen Lakërishte mbrapa ProCredit Bank - – kënd i lodrave dhe fushë sportive

“Fëmijët janë ata që gëzohen shumë për projekte të tilla! Prandaj, gëzuar fëmijë!”, ka shkruar Ahmeti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme