KRUP lut qytetarët të mos hudhin mbeturina të lëngëta e të ngurta në rrjetin e kanalizimeve Foto nga KRUP

KRUP lut qytetarët të mos hudhin mbeturina të lëngëta e të ngurta në rrjetin e kanalizimeve

20 November 2019 12:03

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, (KRUP) njofton konsumatorët në zonën e shërbimit se muajin e kaluar është intervenuar në rreth 400 raste, zhbllokime të pusetave të ujërave të zeza, pastrim i pusetave dhe vendosje të kapakëve të pusetave në tërë zonën e shërbimit.

“Lusim qytetarët të kenë kujdes dhe mos të hudhin gjësende të ngurta, mbeturina, gjëra ushqimore të mbetura jashtë përdorimit, të cilat janë të papërballushme për një sistem të kanalizimit i cili nuk është i dedikuar për gjëra të panevojshme, ngase po e dëmtojnë rrjetin e kanalizimit duke krijuar vështirësi për punëtorët tanë në zhbllokimin e tyre”, thuhet në apel.

KRUP thotë se rastet e tilla zhbllokohen çdoherë nga ana e ekipeve të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit, por mbeturinat e llojeve të ndryshme (përzierja e yndyrnave dhe mbetjeve të tjera të lëngëta e edhe të ngurta) po shkaktojnë shqetësime në shëndetin e tyre.

“Shihni disa pamje jo të mira nga zhbllokimi i pusetave të kanalizimit! Të ruajmë infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe ujërave të zeza!”, thuhet në apel të KRUP.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme