Metro

Ujësjellësi i Prishtinës u bën thirrje borxhlinjve që t’i përmbyllin detyrimet për vitin 2019

Ujësjellësi i Prishtinës u bën thirrje borxhlinjve që t’i përmbyllin detyrimet për vitin 2019

Prishtinë, 18 dhjetor – Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. (KRUP) u bën thirrje të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë që brenda 10 ditësh, duke filluar nga dita e sotme, t’i përmbyllin obligimet e tyre financiare për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit për vitin 2019, me theks të veçantë sektori i amvisërisë dhe bizneseve të vogla e të mëdha.

Konsumatorët kanë obligim ligjor që të paguajnë faturat si dhe borxhin e akumuluar të ujit të shpenzuar, rikujton Ujësjellësi.