Metro

Rrugët e kryeqytetit, ferr për shoferët

Rrugët në Prishtinë vazhdojnë të jenë bezdisëse për shoferët, të cilët nga nevoja ose shprehia dalin me veturë në to.

Pamjet si kjo që e regjistroi kamera e fotoreporterit të “Kohës Ditore” janë të përditshme dhe ato mund të ishin thuaja në secilën rrugë të kryeqyteti, ku komunikacioni mbetet një nga plagët e pashëruara të tij.