Metro

Burrat ashkali e romë në Prishtinë mbledhin mbeturina, gratë në shtëpi e fëmijët rrugëve

Foto: Koha
 

Sot gjatë ditës misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar një raport për jetën dhe gjendjen e komuniteteve RAE në secilën komunë. Sa i përket kryeqytetit, thekson raporti, sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2011, nga 198,897 banorë të regjistruar në komunën e Prishtinës, 56 prej tyre janë romë 557 janë ashkali dhe 8 janë egjiptianë, raporton Koha.net.

Raporti flet edhe për punën, që më gjerësisht mund ta gjeni më poshtë, por thekson për komunitetin romë dhe ashkali, se burrat janë të përfshirë në mbledhjen dhe riciklimin e mbeturinave të metaleve, ndërsa gratë qëndrojnë në shtëpi. E fëmijët, djemtë më shumë se vajzat, janë të përfshirë në kërkim të lëmoshës.