Komuna paralajmëron rrënimin e një mbindërtimi në qendër të Prishtinës

Nis rrënimi i katit pa leje të një objekti në rrugën “Fehmi Agani”

14 January 2020 08:08
10:09

Me vendim te komunës së Prishtinës ka filluar rrënimi i një kati, të një ndërtese në rrugën “Fehmi Agani”, raporton KTV.

Drejtori i Inspektoratit, Adonis Tahiri, ka thënë se palës i është dhënë afati prej 15 ditësh që ta rrënojë vetë, porse nuk e ka bërë këtë gjë. Pjesa tjetër e këtij objekti është me leje.

08:08

Komuna paralajmëron rrënimin e një mbindërtimi në qendër të Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot Inspekcioni do ta rrënojë një mbi ndërtim pa leje.

Ky mbindërtim, sipas Komunës së Prishtinës, gjendet te rruga “Fehmi Agani”.

“Drejtoria e Inspekcionit do të fillojë rrënimin e një mbindërtimi pa leje në qendër të qytetit. Me mediat takohemi në rrugën ‘Fehmi Agani’, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare”, thuhet në njoftimin e Komunës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Jetmir.XH17/01/2020 14:58

Kjo eshte e vetdijshme qe njeriiut mund tju rrenohet shtepia prej komunes sepse kjo eshte vetlogjikshme sepse duhet marr leja separi tani duhet me ndertu shtepin.

Shto koment

Të ngjashme