Kuvendi i Prishtinës sot mblidhet për Badovcin

Kuvendi i Prishtinës sot mblidhet për Badovcin

28 January 2020 09:04

Kuvendi i Prishtinës sot do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme të thirrur nga një pjesë e asamblistëve të partive opozitare.

E vetmja pikë e rendit të ditës do të jetë diskutimi lidhur me çështjen e ndërtimeve në Badovc. Mbledhja do të fillojë në ora 10:00.

Mbledhja është e hapur edhe për qytetarët dhe pritet një interesim i madh në lidhje me këtë çështje, sidomos pas organizimit në rrjete sociale.

Ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë mbajtur konferenca për shtyp duke kundërshtuar projektin e ndërtimeve në liqenin e Badovcit, ndërsa një konferencë e kanë paralajmëruar për sot edhe asambleistët e LDK-së.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme