Metro

Inspeksioni në Prishtinë rrënon dy garazhe pa leje

Inspeksioni në Prishtinë rrënon dy garazhe pa leje

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës ka filluar me zbatimin e dy vendimeve për rrënim.

Sipas Adonis Tahirit, drejtor i Inspeksionit, pronarët e këtyre dy objekteve kanë bërë ndërtimin e dy garazheve nëntokësore të cilat sipas tij, nuk kanë marrë leje paraprakisht dhe janë ndërtuar ilegalisht.