Metro

Uji në Hajvali turbullohet shkaku i kyçjeve ilegale në ujësjellës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka shpërndarë të shtunën një video të trubullimit të ujit në Hajvali, si pasojë e kyçjeve ilegale në rrjet. E këtë, sipas KRUP, janë duke e bërë qytetarë të pandërgjegjshëm, që po e shfrytëzojnë situatën.

“Qytetarët e pandërgjegjshëm po shfrytëzojnë momente sikurse sot, momente në kohën kur gjithandej po zbatohen masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së virusit Corona, gropojnë, merren me kyçje ilegale, vendosin tubacione pa miratimin e askujt, pra gjithçka në mënyrë ilegale”, shkruan në njoftimin e kësaj kompanie, raporton KOHA.