Metro

Parqet e Prishtinës edhe sot të mbushura me qytetarë

 

Qëndrimi në shtëpi për ditë të tëra si shkak i përhapjes së koronavirusit ka bërë që qytetarët, kryesisht të moshuar, pas disa ditëve qëndrimi brenda të dalin në natyrë.

Të dy të pensionuar, çifti Ymeri thotë se ata janë përkujdesur për marrjen e masave duke mbajtur distancën nga të tjerët, por që dalja, sipas tyre, është e domosdoshme në këtë kohë, raporton KOHA.