Në Prishtinë po kryet procesi i dezinfektimit të hyrjeve kolektive

Në Prishtinë po kryet procesi i dezinfektimit të hyrjeve kolektive

23 March 2020 18:50

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se ka nisur procesi i dezinfektimit dhe pajisja me dezinfektues të 300 hyrjeve kolektive në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti thotë se ky proces po bëhet edhe nëpër hyrjet të cilat nuk janë nën menaxhimin e NPB-së, ndërsa thekson se kjo është masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve.

“Lusim qytetarët për mirëkuptim e bashkëpunim, në mënyrë që ky aksion të ketë sukses. Falënderojmë të gjitha ekipet në terren për angazhimin dhe kujdesin e shtuar gjatë këtyre ditëve. Bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë shumë më lehtë”, theksoi Ahmeti, ndërsa e bëri thirrjen e famshme për qytetarë, #rriNshpi.

Kreu i komunës postoi disa fotografi nga ky proces, ku shihet teksa e vendos vetë ai një dezinfektues në një ndërtesë, ndërsa kërkon që të mos e marrin atë sepse është për të gjithë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme