KRUP-i njofton për intervenimet që ka bërë sot

KRUP-i njofton për intervenimet që ka bërë sot

25 March 2020 15:23

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar për intervenimet e sotme në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.

Sipas KRUP-it, intervenimet e ditës së sotme nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë bërë në disa lagje të kryeqytetit.

Këtu i gjeni intervenimet:

- Fushë Kosovë, fshati Bresje, intervenim në dy tubacione me diametër fi 250 mm dhe tubi me diametër fi 160 mm.

- Prishtinë, rruga " Mustafë Kruja" intervenim në gypin me diametër fi 32 mm.

- Fshati Teneshdoll , intervenim në gypin fi 90 mm.

- Prishtinë , rruga C , intervenim në gypin fi 32 mm.

- Lipjan , rruga e tranzitit Lipjan - Shtime , rruga " Ibrahim Rugova" intervenim në gypin me diametër fi 160 mm.

“Poashtu, sot është ndihmuar nga KRU" Prishtina " edhe ujësjellësi i Gjilanit në aftësimin e sistemit të Clorit. Intervenimet e sotme po bëhen nga ekipet teknike të KRU " Prishtina" , të cilët kanë filluar me punën e tyre që nga orët e hershme të mëngjesit e janë duke vazhduar edhe më tej”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme