Metro

Ahmeti njofton se do të dezinfektohen të gjitha ndërtesat e reja në kryeqytet

Ahmeti njofton se do të dezinfektohen të gjitha ndërtesat e reja në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është marrë vendim që të bëhet dezinfektimi i të gjitha ndërtesave të reja në kryeqytet.

“Pas përfundimit të dezinfektimit të ndërtesave kolektive të vjetra e që nuk janë në menaxhim të NPB-së, kemi marr vendim për dezinfektimin e të gjitha ndërtesave të reja në Prishtinë. Prandaj, kërkojmë mirëkuptimin e banorëve që të qëndrojnë brenda banesave gjatë dezinfektimit”, ka njoftuar Ahmeti në Facebook, duke shtuar edhe thirrjen “#rriNshpi”.