Metro

KRU Prishtina: Shpejt rikthehet furnizimi me ujë në rrugën ‘Hasan Remniku’ në Prishtinë

KRU Prishtina: Shpejt rikthehet furnizimi me ujë në rrugën ‘Hasan Remniku’ në Prishtinë

KRU Prishtina përmes një komunikate për media bën të ditur se shumë shpejt kthehet furnizimi me ujë në rrugën “Hasan Remniku” në Prishtinë.

“Përkundër kushteve tejet të vështira, hapësirës së pamjaftueshme për sanim për shkak të rrugës së ngushtë, motit me shi, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit arritën me sukses të sanojnë rrjedhjen e madhe të ujit që ndodhi mbrëmë në rrugën ‘Hasan Remniku’ në Prishtinë. Furnizimi me ujë të pijshëm do iu rikthehet konsumatorëve të asaj zone, brenda 30 minutave”, thuhet në komunikatë.