Metro

Dëmtohet gypi, disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Dëmtohet gypi, disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Si pasojë e dëmtimit të gypit të ujit në rrugën "Xhavit Ahmeti" në Prishtinë para pak çastesh, jemi obliguar të ndërpresim furnizimin me ujë, respektivisht pompimin nga sistemi i rezervuarit Mirëditë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Lagjet që preken janë: Mati, Banesat e Bardha në Bregun e Diellit, Taslixhe, Sofali, rruga e Bledit deri te Vreshtat”, thuhet në komunikatën e KRU Prishtina.