Metro

Banorët e lagjes “Mati 1” janë në hall nga mbeturinat

Një pjesë, që dikur shërbente si fushë futbolli për fëmijët e lagjeve “Kodra e diellit” dhe “Mati 1” në kryeqytet, ka më shumë se 5 vjet që është shndërruar në vendgrumbullim mbeturinash.

Përveç dheut që po hidhet me leje të Komunës nga një kompani ndërtimore, aty po hidhen edhe mbeturina të tjera, duke filluar nga materialet inerte e deri tek ato plastike.