Metro

Prishtinës sivjet do t’i shtohen 12 mijë drunj të gjatë e 1 milion lule sezonale

 

Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se sivjet do të mbillen 12 mijë drunj të gjatë dhe 1 milion lule sezonale.

“Më shumë hapësira të gjelbra, drunj e lule do të thotë ambient më i pastër, më i bukur dhe më i shëndetshëm. Për këtë të gjithë kemi nevojë, sidomos nëse jetojmë në qytet ku jeta ka një dinamikë tjetër. Prishtina po vazhdon të gjelbërohet dhe sivjet do të i shtohen 12.000 drunj të gjatë dhe 1 milion lule sezonale”, thuhet në njoftim, transmeton KOHA.