Metro

KRU “Prishtina” njofton se faturat e ujit mund të paguhen në Postën e Kosovës

KRU “Prishtina” njofton se faturat e ujit mund të paguhen në Postën e Kosovës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” dhe Posta e Kosovës përmes një marrëveshjeje kanë vendosur që faturat e ujit të paguhen edhe në postë, pa provizion shtesë.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje është arritur mes menaxhmentit dhe dy bordeve të drejtorëve të kompanive.