Metro

Po shterin liqenet, KRU “Prishtina” bën thirrje që të kursehet uji

Po shterin liqenet, KRU “Prishtina” bën thirrje që të kursehet uji

Si pasojë e mungesës së reshjeve të shiut ka rënë edhe niveli i ujit në liqenet akumuluese. Kështu ka thënë ushtruesi i detyrës së kryeshefit të KRU “Prishtina”, Sokol Xhafa. Për këtë arsye ai ka apeluar tek të gjithë konsumatorët që të kursejnë ujin dhe të mos e keqpërdorin, në të kundërtën nuk do të tolerohen këto keqpërdorime.

Xhafa ka thënë se po shfrytëzohen të gjitha kapacitetet që askush mos ta ndiejë mungesën e ujit.