Metro

Prishtina nis mbjelljen e 1 milion luleve sezonale

 

Komuna e Prishtinës ka publikuar disa foto ku shihet se ka nisur mbjellja e luleve sezonale.

“1 milion lule sezonale do të mbillen sivjet në Prishtinë për të zbukuruar hapësirat e gjelbra, të cilat vazhdimisht po mirëmbahen e revitalizohen. Falënderojmë të gjitha ekipet e ndërmarrjes Hortikultura për punën e palodhshme në terren gjatë kësaj kohe”, thuhet në postimin e Komunës së Prishtinës.