Metro

Ahmeti: Pakujdesia mund të vonojë relaksimin e masave

Ahmeti: Pakujdesia mund të vonojë relaksimin e masave

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se pakujdesia mund të vonojë relaksimin e masave.

“4 raste të reja në Prishtinë e 24 në krejt Kosovën. Pakujdesia mund të vonojë relaksimin e masave. Po mundohemi në çdo mënyrë ta kufizojmë këtë rritje të dytë të rasteve por na duhet bashkëpunimi i të gjithëve”, ka shkruar ai.