Metro

Dëmtohet një gyp i ujit, disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Dëmtohet një gyp i ujit, disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë
Foto: Koha / Ilustrim

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 250 mm, në rrugën “ Ilaz Kodra ” në Prishtinë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin në tub.