Metro

Qytetarët ankohen për fryrje të faturave të ujit, KRU “Prishtina” i mohon akuzat

Për muaj me radhë, Latif Fetahu nga lagjja “Dardania’’ e Prishtinës thotë se është duke u përballur me fryrje të faturave të ujit.

Ai thotë se është pagues i rregullt i shërbimeve esenciale, megjithatë shton se borxhi që po i faturohet nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina’’ është i papërballueshëm.