Metro

Rrënohet një konstruksion metalik në lagjen Dardania

Rrënohet një konstruksion metalik në lagjen Dardania

Një konstruksion metalik në lagjen Dardania, që gjendej na hapësirë publike, është rrënuar të mërkurën. Lajmin e ka konfirmuar Komuna e Prishtinës nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Ka kohë që ky konstruksion metalik në Dardani, i vendosur në hapësire publike, është nën vëzhgim të Inspekcionit. Pala nuk i është përgjigjur asnjë thirrjeje, dhe kësisoj nuk ka prezantuar as dokumentacion/leje për shfrytëzim. Komfor ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, Inspektorët e terrenit kanë vazhduar procedurat deri në rrënim. Drejtoria e Inspekcionit do të vazhdojë të angazhohet edhe më shumë në terren, ashtu që të pamundësojë uzurpimin dhe degradimin e hapësirave publike”, është njoftuar nga komuna.