Metro

Banorët e lagjes “Qendra” në Prishtinë protestojnë kundër zhurmës së kafiterive

Banorët e lagjes “Qendra” në Prishtinë protestojnë kundër zhurmës së kafiterive

Banorët e lagjes “Qendra” në Prishtinë, kanë protestuar kundër zhurmave të larta që u bëjnë kafiteritë në rrugën “Rexhep Luci”.

Shqetësim tjetër i këtyre banorëve mbetet edhe vendimi i Komunës së Prishtinës për ndërmarrjen “Prishtina Parking”, që sipas rregullores së re, kanë hyrë në fuqi çmimet e reja. Për banorët e qendrës çmimi mujor për shfrytëzimin e parkingjeve është 10 euro, kurse 100 euro pagesa vjetore.