Metro

Banorët e lagjes “Qendra” protestojnë sërish kundër çmimeve të parkingut

Banorët e lagjes “Qendra” protestojnë sërish kundër çmimeve të parkingut

Banorët e lagjes “Qendra”, për të dytën herë po protestojnë për të shprehur pakënaqësitë e tyre për parkingjet e stërngarkuara dhe shërbimet komunale.

Me dhjetëra banorë të rrugës “Rexhep Luci”, në Prishtinë të premten kanë kërkuar që kjo hapësirë mos të shfrytëzohet për parking publik, meqë sipas tyre kjo zonë është kthyer në katrahurë.