Metro

Pezullohen seancat gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Pezullohen seancat gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, sot ka mbajtur takim me trupën menaxhuese të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e themeluar sipas Planit të Veprimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për Menaxhimin e Krizave me ç’rast është marrë vendim të pezullohen seancat gjyqësore, bëhet e ditur përmes një njoftimi në Facebook.

Tutje bëhet e ditur se në takim u diskutua lidhur me gjendjen e fundit të krijuar në gjykatë, pas konfirmimit të disa rasteve pozitiv me virusin COVID 19.