Metro

Në Prishtinë janë 1.192 raste aktive me COVID-19, grupmosha më e prekur 35-44

Në Prishtinë janë 1.192 raste aktive me COVID-19, grupmosha më e prekur 35-44
Foto: Alban Bujari \ KOHA

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se përhapja e shpejt e koronavirusit është shqetësuese. Ai ka treguar se bazuar në të dhënat e marra nga IKSHP-ja dhe në raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent, del se në Prishtinë që nga 20 marsi deri më sot janë infektuar 1.629 persona me COVID-19, ndërsa janë 1.192 raste aktive ende. Po ashtu 21 persona nga Prishtina kanë vdekur si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi.

“Mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë. Të gjithë e kemi obligim që ta ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh, e të jemi të ndërgjegjshëm”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. “Vetëm bashkë mund të tejkalojmë këtë sfidë. Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancën”.