Metro

Në mungesë të stafit mbyllen disa QMF në fshatra të Prishtinës

 

Muhamet Kastrati, disa herë ka tentuar të marrë trajtim mjekësor në ambulanten e fshatit, por pa sukses.

Edhe këtë të mërkurë, Kastrati i është drejtuar ambulantes në Shkabaj të Prishtinës, e cila tash e një muaj e gjysmë nuk është duke ofruar shërbime shëndetësore.