Metro

KRUP-i thotë se kontraktorë të KEDS-it kanë dëmtuar një gyp të ujit në lagjen “Agim Ramadani”

KRUP-i thotë se kontraktorë të KEDS-it kanë dëmtuar një gyp të ujit në lagjen “Agim Ramadani”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se sërish është dëmtuar një gyp i ujit, siç thotë kompania, nga palë të treta.

“Kësaj radhe dëmtohet gypi i ujit nga kontraktorë të KEDS-it në rrugën "Agim Ramadani" në Prishtinë, gyp me diametër fi 200 mm. Ne nuk kemi qenë të informuar nga dëmtuesit, por nga një qytetar i kësaj rruge”, njofton KRUP-i.