Metro

KRU Prishtina paralajmëron borxhlinjtë me dërgim te përmbaruesit

KRU Prishtina paralajmëron borxhlinjtë me dërgim te përmbaruesit

Ujësjellësi Rajonal Prishtina ka paralajmëruar konsumatorët që nuk i kanë shlyer borxhet me dërgim te përmbaruesit privat.

Nga KRU Prishtina është thënë se borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 45 milionë euro, ndërsa vetëm gjatë periudhës së pandemisë është krijuar borxh mbi dy milionë euro.