Metro

Sërish telashe me ujë, ndërpritet furnizimi në Fushë-Kosovë dhe “Kalabri”

Sërish telashe me ujë, ndërpritet furnizimi në Fushë-Kosovë dhe “Kalabri”

Edhe një herë janë shfaqur probleme me furnizim me ujë të pijshëm në rajonin e Prishtinës. Pas shumë njoftimeve në periudhë të shkurtër kohore për telashet me ujë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” të mërkurën ka bërë të ditur se janë shfaqur probleme teknike në rezervuarin e Shkabajve dhe si pasojë Fushë-Kosova dhe lagjja “Kalabria” do të mbesin pa ujë deri në mëngjes të së enjtes.

Sipas njoftimit, furnizimi është ndërprerë nga ora 22:00 e do të zgjasë deri në orën 05:00.