Metro

Fillon investimi amerikan 10 milionësh në Termokos

Fillon investimi amerikan 10 milionësh në Termokos
Artikull i sponsorizuar

29 shtator 2020, Prishtinë - Më shumë se 12,000 konsumatorë të TERMOKOS do të pajisen me njehsorë të mençur të kalkulimit të shpenzimeve të ngrohjes, duke ua mundësuar përdoruesve të rrjetit të paguajnë sipas konsumit e jo me metra katrorë si deri më tani. Ky investim është bërë i mundur falë bashkëpunimit të inicuar muaj më parë, e që sot u formalizua me nënshkrimin e Memorandum Bashkëpunimit në mes Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK) dhe Termokos, në prezencën e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, MFK dhe Termokos zotohen për bashkëpunim në implementimin e projektit Prishtina HeatSave, që ka për qëllim faturimin në bazë te konsumit duke krijuar një sistem modern të faturimit për Termokos.