Metro

Raste të reja me COVID-19, mbyllet për dy javë shkolla “Prenk Jakova” në Prishtinë

Nxënësit e shkollës së muzikës në kryeqytet “Prenk Jakova”, nga e hëna mësimin do ta vazhdojnë sipas skenarit C, mësim online.

Kjo shkollë është mbyllur me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, meqë pesë mësimdhënës dhe një nxënës kanë dalë pozitivë me Covid-19.

“Ne fillimisht kemi kërkuar nga Instituti që ta bëjë testimin e mësimdhënësve të shkollës për ta parë një pasqyrë të saktë se sa nxënës janë të infektuar në shkollën tonë dhe ata janë përgjigjur pozitivisht. Nga 62 mësimdhënës që kanë bërë testin kanë rezultuar pozitiv vetëm këta 5 të fundit”, ka thënë Jeta- Dida-Bujari, drejtoreshë e shkollës “Prenk Jakova”.