Metro

Arifi e quan hap të ngutshëm idenë e taksës për lëvizje në Prishtinë: S’mund të gjejë zbatim

Qëndrim Arifi, hulumtues në INPO, në “Express Intervistë” të KTV-së ka thënë se ideja e taksës për lëvizje në Prishtinë është e ngutshme, derisa ka theksuar se nuk mund të gjejë zbatim.

“E kemi parë mjaft me shqetësim deklarimet e Ahmetit, dhe ka pas reagime të shumta nga qytetarët. Kemi kërkuar edhe sqarim nga ai se çfarë ka menduar me këtë taksë. Gjithashtu ka ardhur edhe një sqarim nga ai, megjithatë vlerësojmë se ai duhet të risqarohet. Është e domosdoshme që Ahmeti të dalë para qytetarëve të shpjegojë këtë ide”, ka thënë Arifi. “Nga gjysmëshpjegimi i tij kemi kuptuar se bëhet fjalë për një pagesë për automjetet që futen në qendër të qytetit, mirëpo është shqetësuese për ne se kjo pagesë nuk shihet askund në planin e mobilitetit që Kuvendi komunal e ka miratuar vitin e kaluar”.