Metro

Tri rrugë në kryeqytet sot do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Tri rrugë në kryeqytet sot do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të enjten, pra sot, do të mbyllen për qarkullim rrugët “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Karl Gega”.

Kjo ndodh pasi do të përfundohet shtresa e fundit e asfaltit. Komuna njofton se rrugët do të jenë të mbyllura nga ora 7:30 deri të premten, më 23 tetor, në orën 18:00.