Metro

Filluan punimet për zbatimin e projektit për Parkun e Qytetit në Prishtinë

Filluan punimet për zbatimin e projektit për Parkun e Qytetit në Prishtinë

Kanë filluar punimet për zbatimin e projektit për Parkun e Qytetit, që shtrihet në 7,5 hektarë sipërfaqe dhe ka rëndësi të madhe për përditshmërinë e banorëve të zonës Qendër të Prishtinës, thuhet në një njoftim të Komunës.

Projekti është konceptuar dhe hartuar në bashkëpunim me UN Habitatin dhe Universitetin e Prishtinës dhe parasheh intervenime në ndriçim, shenjëzimin , infrastrukturën rrugore, organizim të hapësirës, mirëmbajtje dhe funksione të tjera urbane duke krijuar një mjedis të sigurt për të gjithë.