Metro

Rrugë e lagje të shumta të kryeqytetit - pa transport publik

Prishtina ka dhjetë linja të transportit publik, por ka shumë rrugë të qytetit, madje edhe lagje të tëra, nëpër të cilat nuk kanë qarkulluar kurrë autobusët urbanë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dhjetëra shkresa i i janë adresuar Komunës së Prishtinës nga banorë të lagjeve, siç janë ata që jetojnë te kompleksi i bizneseve “Grand-Store”, në Veternik, apo ata të lagjes “Velanija” në Prishtinë me kërkesën që t’u mundësohet udhëtimi me transportin publik.