Metro

Ahmeti: Kemi porositur edhe 18 mijë teste antigjen

Ahmeti: Kemi porositur edhe 18 mijë teste antigjen

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se janë porositur edhe 18 mijë teste antigjen të cilat janë të shpejta.

“Sot në treg ekzistojnë tri lloj testesh për Covid. PCR që e detekton ADN-në e virusit (IKSHP dhe privat) i cili është më i sakti por merr shumë kohë. Serologjik apo i gjakut që detekton antitrupat në gjak (Komuna Prishtinës dhe privat), detektohet vetëm në ditën e shtatë të virusit. Dhe testet antigjen që detekton proteinat brenda ose afër virusit, është i shpejtë dhe merret strisho e pështymës”, ka thënë Ahmeti.