Metro

​Një pjesë e Prishtinës sot pa ujë

​Një pjesë e Prishtinës sot pa ujë
 

Një pjesë e Prishtinës gjatë ditës së sotme do të mbetet pa ujë, pasi do të realizohen disa punime teknike, ka njoftuar KRU Prishtina.

KRU Prishtina ka thënë se do të bëhet ndërrimi i gypit të ujit në rrugën “Llapi” në Prishtinë. Konkretisht, do të realizohen punimet në kyçjen e gypit me diametër fi 200 mm.