Metro

Ndahen 400,000 euro për fermerët e Prishtinës

Ndahen 400,000 euro për fermerët e Prishtinës
Foto: Koha / Ilustrim
 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, njofton se janë ndarë 400,000 euro për fermerët e Prishtinës të cilët kanë pësuar nga dëmet dhe reshjet e sivjetme.

“Sivjet fermerët e Prishtinës kanë pësuar humbje të mëdha nga të reshurat. Kur ja shtojmë kësaj edhe krizën ekonomike, atëherë gjendja është e vështirë. Krahas granteve të rregullta, sot ndajmë edhe 400,000 euro për fermerët e Prishtinës për dëmet nga reshjet. Komisioni ka bërë vlerësimin që disa muaj (në total 600,000) por kjo është mundësia jonë”, shkruan Ahmeti.