Metro

Testet rapide të sakta në rezultatet pozitive, për ato negative preferohet PCR-ja

 

Me 18 mijë testet rapide të porositura, Komuna e Prishtinës synon të identifikojë më shpejt rastet pozitive me COVID-19 në kryeqytet. Këto teste të shpejta pritet të ndihmojnë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës me regjistrim të rasteve pozitive. Megjithatë, kur një test i tillë nxjerr rezultatin negativ, saktësia e tij duhet të verifikohet edhe me metodën e testimit PCR.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka shpjeguar se rezultati i këtij testimi bëhet gati për gjysmë ore. Sipas tij, pos mundësisë që të bëhen më shumë testime, do të zvogëlohet edhe koha e pritjes.