Metro

Banorët e “Sofalisë” do të mbesin të hënën pa ujë dhe pa energji elektrike

Banorët e “Sofalisë” do të mbesin të hënën pa ujë dhe pa energji elektrike
Foto: KOHA
 

Banorët e lagjes “Sofalia” në Prishtinë do të mbesin të hënën pa furnizim me ujë të pijshëm dhe pa energji elektrike.

Arjeta Mjeku, nga KRU “Prishtina”, ka thënë se disa punime që janë planifikuar nga KEDS në këtë lagje, ndërprerja e energjisë do të ndikojë edhe në ndërprerje të ujit. Kjo ndërprerje do të fillojë nga ora 09:00-21:00.