Metro

Komuna e Prishtinës paralajmëron trajtimin e dukurisë së lëmoshë-kërkuesve fëmijë

Foto: Ilustrim
 

Me iniciativë të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe Qendrës për Punë Sociale në Komunë të Prishtinës, u zhvillua takimi për trajtimin e dukurisë së kërkim-lëmoshës (fëmijëve në situatë rruge) dhe format e rënda të punës tek fëmijët.

Së bashku me Policinë e Kosovës, Qendrën për Punë Sociale të Fushë Kosovës dhe me Terre Des Hommes u diskutuan format dhe u arrit dakordimi që të ndërmerren veprime konkrete në përputhje me mandatet gjegjëse të mekanizmave relevantë në dy shtylla të kërkim-lëmoshës: parandaluese dhe trajtim individual të rasteve ekzistuese.