Metro

Për shkak të sinjalizimit të parkingjeve, disa rrugë në kryeqytet bllokohen për dy ditë

Për shkak të sinjalizimit të parkingjeve, disa rrugë në kryeqytet bllokohen për dy ditë
Foto: Ilustrim
 

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më datën 19-20 dhjetor rrugët “Fehmi Agani”, “Rexhep Luci”, “Mark Sopi” (Perandori Justinian) e “Enver Zymberi” do të jenë të bllokuara.

Kjo pasi ndërmarrja “Prishtina Parking” po fillon me vijëzimin dhe sinjalizimin vertikal e horizontal të vendparkingjeve në zonën qendër.